Foto-1 (5)Sot më 8 korrik në hotel “Emerlad” u mbajt konferencë me gazetarë, në të cilën u bë e ditur se PTK Vala do të jetë sponsore e përgjithshme e Përfaqësueses së Kosovës. Në fillim e mori fjalën kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, i cili duke përshëndetur drejtorin e përgjithshëm të PTK-së z. Agron Mustafa me bashkëpunëtorë, mediat e shumta dhe mysafirët u shpreh: “FFK-ja po funksionon falë mbështetjes që ka gjetur tek sponsorët e ndryshëm dhe pa ndihmën e tyre sigurisht se nuk do të ishim këtu ku jemi. FFK-ja ka nevojë për mbështetje sidomos në këtë fazë kur përpjekjet për t’u anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare janë si kurrë më të mëdha se sot. Prandaj marrëveshja që kemi arritur me PTK Vala për mbështetje do të thotë se që nga sot do ta kemi edhe një mik të madh, një kompani gjigante të Kosovës, në funksion të kësaj. Kemi arritur marrëveshje që për dy vjet PTK Vala të jetë sponsor i përgjithshëm i Përfaqësuese së Kosovës me mundësi vazhdimi edhe më tej. Besoj në një bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë”. E nga ana e tij drejtori i përgjithshëm i PTK –së z. Agron Mustafa, në fillim të fjalës së tij iu ka drejtuar kryetarit Vokrri me  “Legjendë” sepse siç e sqaroi në një kohë kemi vrapuar pas tij për ta prekur për fanelle. “Pas disa ditë të bisedimeve kemi arritur marrëveshje me FFK-në që për dy vjet të jemi sponsor i përgjithshëm i Përfaqësueses së Kosovës. FFK-ja tash ka nevojë për mbështetje, në këtë kohë kur po bëhen përpjekje për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare. Prandaj dhe kemi marrë një vendim të tillë që ta mbështesim FFK-në në këtë periudhë. Me këtë ne po dëshmojmë se një pjesë të fitimit tonë ta ndajmë me komunitetin tonë e këtë rast me futbollin e Kosovës”, ka theksuar Mustafa.
Foto-3 (3) Foto-4 (2) Foto-2 (1) Foto-5 (1)