22 gusht, 2021 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka shkëlqyer këtë javë në kampionatin elitar francez. Rashani ka shënuar dy gola për t’ia siguruar skuadrës së tij, Clermont një pikë të rëndësishme si mysafire në duel me Lyonin. Ndeshja u mbyll me shifrat 3:3. Futbollisti dardan hyri në lojë në minutën e 69-të, kur skuadra e tij ishte në disavantazh 3:1 dhe me paraqitjen e tij la gjurmë. Ai fillimisht shënoi për 3:2 në minutën e 80-të nga afërsia, derisa në minutat shtesë shënoi golin e barazimit me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndorja.
Në tri paraqitje deri më tani te Clermonti, Rashani ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Skuadra e tij pas javës së 3-të në Ligue 1 ka dy fitore dhe një barazim.