19 shtator, 2021 – Elbasan Rashani po vazhdon të tregojë formë të lartë në elitën e futbollit francez, Ligue 1. Dardani ynë ka shënuar golin e barazimit për skuadrën e Clermontit, në duel me Brestin në shtëpi. Rashani realizoi në minutën e 65-të në ndeshjen e xhiros së gjashtë të elitës së futbollit të Francës, duke ia siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Ky ishte goli i katërt për Rashanin në këtë edicion në kampionatin francez.