22 maj, 2021 – Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar gol në ndeshjen e fundit të kampionatit, por goli i tij nuk i ka mjaftuar Werder Bremenit që t’i shmanget humbjes në shtëpi nga Borussia Monchengladbach (2:4). Kjo humbje njëherësh i ka kushtuar Werderit edhe me rënie nga Bundesliga. Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, derisa rrugën e rrjetës e gjeti në minutën e 80-të. Ai në këtë ndeshje u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave me notën 7.4. Në këtë edicion të Bundesligës Rashica ka shënuar 3 gola.