6 tetor, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se ka reaguar në UEFA për çështjen e videos promovuese të Kampionatit Evropian 2024 dhe zyrtarët e saj janë zotuar për përmirësimin e saj. Kosova e ka stemën e vet në selinë e UEFA-s dhe është anëtare e saj me të gjitha të drejtat, ashtu sikurse 54 federatat e tjera. Promo është bërë nga një kompani e kontraktuar nga UEFA dhe tani zyrtarët e këtij institucioni janë duke punuar në përmirësimin e saj, me qëllim që të shmanget çdolloj keqkuptimi, ndonëse sipas tyre edhe në promon e tanishme ka dallime të qarta në animacion dhe ngjyra në hartën e dy vendeve.