Komisari i Raiffeisen SUPERLIGËS, Ismet Ahmeti më datën 16.10.2013, duke vendosur lidhur më Ankesën e KF “Trepça 89”, parashtuar në rregullshmërinë e ndeshjes Trepça 89-Ferizaj, Java e 10 e Raiffeisen Superligës, bazuar në dispozitat e akteve normative të FFK (neni 69 dhe 71 i Rregullorës së garave) mori këtë,
V E N D I M
1.REFUZOHET si e pabazë Ankesa e KF “Trepça 89” dhe ndeshja e kontestuar Trepça 89-Ferizaj, regjistrohet më rezultatin e arritur në fushë 0-1.
A r s y e t i m
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, në procedurën e rregullt, më 16.10.2013, shqyrtoi Ankesën e KF “Trepça 89” e cila nuk ishte e paralajmruar në Protokolin e ndeshjës,por ishte paraqitur më 14.10.2013, ishte e taksuar dhe kishte përmbushur konditat për shqyrtimin e saj, andaj lidhur më të konstatoi se:
Trepça 89, ka parashturar ankesën se në pankinën e KF ‘Ferizaj” ka qëndruar Trajneri i dytë ndihmës Jeton Bislimi, edhepse i dënuar nga Komisioni disciplinor i FFK-së, pa të drejtë dhe kërkon që ndeshja të regjistrohet më rezultatin zyrtar në favor të vetin,
Komisari në procedurën e provave mori në verifikim të gjitha materialet e ndeshjës së kontestuar (Protokolin e ndeshjës, Ankesën e KF “Trepça 89, Vendimin për dënimin e Ndihmës trajnerit të dytë të KF “Ferizaj” dhe të gjitha aktet normative të FFK-së, por edhe Marrëveshjen FFK-ë-KF “Ferizaj”), dhe konstatoi me sa vijon:
-se parashtruesi i Ankesës KF “Trepça 89”, është thirrur në nenin 59 të Rregullorës së garave, gabimisht sepse Ndihmës trajneri Jeton Bislimi dhe KF “Ferizaj” nuk kanë qënë të suspentuar apo nën suspendim, e J.Bislimi nuk e ka patur të ndaluar qëndrimin në bankinën e ekipit, në të cilin kryen punën e trajnerit të Portierëve (nuk është as Kryetrajner, as Trajneri i parë) dhe ai nuk e udhëheqë ndeshjen, prandaj pretendimet se janë cenuar dispozitat e Rregullores, apo rregullat e lojës së futbollit nuk janë qëndrojnë, për çka edhe është vendosur që Ankesa të refuzohet si e pabazë, ndërsa ndeshja të regjistrohet më rezultatin e arritur në fushë.
-Se Jeton Bislimi,ndihmëstrajneri i dytë i KF “Ferizaj” nga Komisioni disciplinor është dënuar më gjobë në të holla në shumë prej 250.Euro, të cilën shumë duhet ta paguaj 15 ditë pas plotëfusqishmërisë së Vendimit.
– bazuar në dispozitat e nenit 11 të Rregullorës disciplinore Shërbimi financiar i FFK-së dhe KF “Ferizaj’ ka bërë një Marrëveshje për pagesën e dënimit deri më 25.10.2013,
Obligimi është përmbushur më dt.14.10.2013 para afatit të përcaktuar me marrëveshje,-andaj vendosja ndryshe përveç si në dispozitiv do të ishte në kundershtim me dispozitat e akteve normative të FFK-së.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.10,dt.19/20.10.13.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Gareve të Raiffeisen Superligës
Ismet Ahmeti, d.v.