Komisioni i gjyqtarëve i cili është organ i Federatës së Futbollit të Kosovës, gjithnjë është në kërkim të rekrutimit të gjyqtarëve të rinj, femra dhe meshkuj.
Kurset për gjyqtarë mbahen nga Shoqatat Regjionale të gjyqtarëve të cilat janë nën juridiksionin e Komisionit të gjyqtarëve. Pasi që gjyqtari ta kompletojë kursin në mënyrë të kënaqshme, ai do të jetë në gjendje të përparojë përmes sistemit. Për më tepër, nëse arrin progres të vazhdueshëm gjatë viteve, mund të futet edhe në listën e Gjyqtarëve apo Asistentëve të FIFA-s, e cila i jep mundësi që të referojë ndeshje në të gjitha pjesët e Evropës dhe kohë pas kohe edhe ndonjë pjesë tjetër të botës.
 
KRITERET FILLESTARE QË DUHET TË PLOTËSOHEN NGA KANDIDATËT PËR GJYQTARË
Kriteret të cilat duhet të plotësohen nga kandidatët për gjyqtarë, në mënyrë që të ftohen në testet fillestare janë si në vijim:

  1. Duhet të jeni më i ri se 16 vjeç. Nëse ka qenë futbollist aktiv, ai duhet të jetë më i ri se 25 vjeç. Mirëpo, lejohen përjashtime për raste të cilat vlerësohen nga Komisioni i Gjyqtarëve
  2. Të jetë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore
  3. Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm apo të jetë duke e vazhduar shkollimin
  4. Të ketë të kaluar të pastër kriminale

 
Secili person, i cili dëshiron të bëhet gjyqtar duhet t’i dërgoj të dhënat në emailin: referimi@ffk-kosova.com