28 mars, 2018 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 22-të në Ligën e Parë, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese. Bashkimi i Koretinit ka barazuar me njërin prej mëtuesve për kreun e renditjes, Ballkanin (1:1), derisa Dukagjini i Klinës ka fituar si mysafir i Fushë Kosovës (2:3).
Liga e Parë – Java 22-të
E martë
KEK-u – Onix 1:0
E mërkurë
Hajvalia – Kosova (P) 3:2
Fushë Kosova – Dukagjini 2:3
Vitia – 2 Korriku 3:1
Bashkimi (K) – Ballkani 1:1
E enjte
Ramiz Sadiku – Ferizaj
Trepça – Vushtrria
Kika – Rahoveci