1 nëntor, 2017 – Sot janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Fitoren e vetme si mysafir e arriti Behari, që e mposhti Dardaninë, derisa në të gjitha sfidat e tjera fitoreve iu gëzuan vendasit.
Rezultatet
Rahoveci – Fushë Kosova 3:0
Istogu – Hajvalia 3:0
Rinia – Përparimi 3:2
Vitia – 2 Korriku 4:2
Ratkoci – Bashkimi (Gj) 7:1
Ramiz Sadiku – Ferizaj 2:1
KEK-u – Bashkimi (K) 3:0
Vushtrria – Onix 1:0
Galaksia – Vjosa 4:1
Dardania – Behari 1:2
Kosova (P) – Dushkaja 2:1
Ulpiana – Dukagjini (K) 3:2
Arbëria – Deçani, nuk u zhvillua – Deçani u tërhoq nga garat e kupës
Ballkani – Lugu i Baranit nuk u zhvillua, mysafirët nuk janë paraqitur në fushë
Kika – Dukagjini (N), nesër në ora 12:00
Trepça – Dardanët, u shty