30 prill, 2022 – Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka shënuar gol në fitoren bindëse që skuadra e tij Napoli e ka realizuar kundër Sassuolos, të shtunën, me rezultat 6:1. Ai realizoi golin e gjashtë të ndeshjes që i takoi xhiros së 35-të në Serie A. Rrahmani e gjeti rrugën e golit në minutën e 80-të me gjuajtje nga afërsia pas asistimit të Matteo Politanos. Për kapitenin e Dardanëve ky është goli i katërt në këtë edicion në kampionatin italian. Pas kësaj fitoreje Napoli mban pozitën e tretë në Serie A me 70 pikë.