8 nëntor, 2017 – Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka mbajtur sot konferencë për media ku ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do t’i kundërvihet Letonisë, në miqësoren e 13 nëntorit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Me këtë rast Sahiti theksoi se kjo miqësore është e mirëseardhur për Kombëtaren e Kosovës, sidomos për faktin që luajnë në shtëpi dhe do ta kenë përkrahjen e tifozëve. “Kjo ndeshje është mirëseardhur për ne, pasi do të luajmë në vendin tonë pas një kohe të gjatë. Letonia është një kundërshtar përafërsisht me cilësi të barabarta me ne, andaj sigurisht se do të bëjmë lojë më ofanzive. Motivi tek lojtarët do të rritet edhe nga shikuesit, të cilët duhet t’i shpërblejmë për mundin që e kanë bërë për Kosovën, duke ardhur në Shkodër për të na përkrahur”, ka theksuar Sahiti. Ai ka thënë se për këtë ndeshje ka ftuar tre futbollistë të rinj, Faton Malokun, Armend Thaçin dhe Suad Sahitin. Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme nga konferenca për media.
Lista e futbollistëve:
Portierë:
Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Faton Maloku
Mbrojtës:
Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Fidan Aliti, Lirim Kastrati, Armend Thaqi
Mesfushorë:
Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Suad Sahiti
Sulmues:
Elbasan Rashani, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.