Foto- 1Sot më 12 qershor, sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu priti ish kryetarin e parë nga pavarësimi i futbollit të Kosovës të KF ”Feronikeli” z. Avdi Krasniqi. Sekretari Salihu i uroi z. Krasniqi titullin e kampionit skuadrës së tij, duke theksuar se KF” Feronikeli” ishte edhe dikur promotor i pavarësimit të futbollit, ndërkaq që në këtë kampionat Feronikeli tregoi lojëra cilësor e mbi të gjitha dëshmoi frymë sportive aq më tepër që gjatë gjithë kampionatit në mungesë të terrenit të tij luajti të gjitha ndeshjet jashtë Drenasi. Më pastaj z. Salihu duke qenë se ish kryetari Avdi Krasniqi tash jeton në SHBA, e njohu edhe me përkushtimin e FFK-së që futbolli i Kosovës të bëhet sa më parë pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Nga ana e tij ish kryetari Krasniqi, falënderoi sekretarin Salihu për këtë mikpritje dhe u shpreh se ndonëse momentalisht është larg Kosovës por me mendje dhe zemër gjithmonë është me futbollin e Kosovës dhe me skuadrën e Feronikelit, duke uruar FFK-në dhe kryetarin Fadil Vokrri dhe atë për punën që po bëjnë që të përmbushën synimet e shumë brezave në futbollit të Kosovës.