13 mars, 2022 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar një gol dhe ka realizuar një asistim, duke e ndihmuar skuadrën e tij, Hammarby për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Suedisë. Në fakt, Hammarby fitoi me rezultat të ngushtë 3:2 në duel me Norrkoping, me kthesë në rezultat. Selmani fillimisht asistoi në golin e parë, deri më pas realizoi golin e tretë dhe të fitores për vendasit, në minutën e 57-të nga penalltia. Në gjysmëfinale, Hammarby do të ballafaqohet me Elfsborgun në fundjavën e ardhshme.