30 qershor, 2017 – Në kuadër të përgatitjeve për edicionin  e ri të garave, sikur në çdo segment garues edhe në futsall, sot duke ju falënderuar bashkëpunimit të jashtëzakonshëm, ndërmjet kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve z. Përparim Hasanit dhe ish gjyqtarit e instruktorit të FIFA-s z. Gjergj Bitri që vjen nga Federata e Futbollit të Maltës, është mbajtur seminar për gjyqtarë dhe vëzhgues e kontrollor të futsallit. Z.Bitri në këtë seminar para gjyqtarëve, vëzhguesve dhe kontrollorëve të futsallit, ka diskutuar për ndryshimet, rastet kontestuese gjatë ndeshjeve si dhe mënjanimi gjithë atyre dobësive apo lëshimeve  gjatë ndeshjeve dhe marrja e masave adekuate. Nesër sërish do të vazhdojë seminari me pjesën teorike dhe në fund do të ketë edhe testim fizik për gjyqtarë. Gjatë këtij seminari ka pasur një interesim të madh të gjyqtarëve, e kontrollorëve si dhe  vëzhguesve të futsallit për të ndjekur ligjëratat e z. Bitri e që komunikimi në gjuhën amtare e ka bërë edhe më të suksesshëm këtë seminar. Të kujtojmë se FFK-ja dhe Federata malteze e futbollit tash e një kohë bëjnë edhe këmbimin e gjyqtarëve në futboll në kampionatet e  Kosovës dhe atë të Maltës. Sipas  fajeve të kryetarit Hasani do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë ky bashkëpunim në shkëmbim edhe të përvojave të duhura.