Seminari për trajner të futbollit i nivelit “Junioren Elitelizenz”, që po organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë tashmë ka arritur në fazën finale. Kjo është java e tretë e këtij seminari, e ku kandidatët e regjistruar janë duke iu nënshtruar provimit final. Të rikujtojmë se ky seminar ka filluar më 16 qershor, derisa do të përfundojë më 3 korrik me ndarjen e licencave, përkatësisht diplomave për kandidatët, të cilët do ta kalojnë me sukses provimin.