7 qershor, 2022 – Kanë përfunduar garat në turneun e vajzave në kuadër të projektit të FFK-së i përkrahur nga programi i UEFA-s në kuadër të fondit HatTrick, ”Girls just want to play football” (Vajzat vetëm duan të luajnë futboll). Në këtë turne ishin pjesëmarrëse 14 shkolla me 150 vajza të shkollave fillore si dhe numër i madh profesorësh të Kulturës Fizike, e që FFK-ja u dhuroi pajisje sportive. Gjatë disa ditëve u zhvilluan ndeshje mjaft interesante e joshëse, ku vajzat treguan talentin e tyre duke dëshmuar cilësi, frymë sportive si dhe shpirt sportiv. Edhe në Istog vajzat dëshmuan se futbolli i vajzave ka një të ardhme të mirë, meqë po joshet nga vashat e reja që do të jenë në kuadër të zhvillimit dhe ecjes përpara të kësaj loje kaq magjepse. Duke e përmbyllur këtë garë, Vjollcë Krasniqi anëtare e KE-s së FFK-së dhe njëherësh kryetare Komisionit të futbollit të femrave, i ka përgëzuar vajzat për talentin dhe dëshirën për futbollin e femrave si dhe profesorët për angazhimin në organizim të mirë dhe të suksesshëm. Sipas saj FFK-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen të organizojë turne të tilla që kanë për synim rritjen dhe përparimin e futbollit të femrave, sepse ky është prioritet.
Në finale SHFMU ”Hysni Zajmi” nga Vrella në finale mundi vajzat e SHFMU “Fan Noli” nga Llukavci i Begut, me rezultat 4:1.