Federata e Futbollit e Kosovës njofton se shitja e biletave për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës po vazhdon edhe sot, derisa i fton të gjithë të interesuarit që t’i sigurojnë biletat gjatë ditës së sotme në mënyrë që t’i shmangen tollovive gjatë ditës së nesërme. Biletat për këtë ndeshje të gjithë të interesuarit sot mund t’i gjejnë në këto pika të shitjes në degët e Institucionit Financiar Vllesa-CO:
Në Prishtinë – prej orës 14:00 deri në orën 19:00
Vllesa-CO
Rruga Fehmi Agani nr. 71, Te Qafa
Tel: +383 45 40 36 08
Në Gjilan – prej orës 10:00 deri në orën 18:00
Vllesa-CO
1. Rruga Marie Shllaku, Afër Agmia Center
Tel: +383 45 40 36 08
2. Afër Administratës Tatimore, tek Soliteri
Tel: +383 45 40 36 08