liga9Komisioni për ankesa i shkallës së dytë, në përbërje Afrim Prekazi, kryetar dhe Agim Baftiri e Sitki Baftiu, anëtarë, në mbledhjen e vet të datës 08.10.2013 e 09.10.2013, shqyrtoi ankesat e KF “Drita” nga Gjilani dhe KF “Trepça” nga Mitrovica, parashtruar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë, lidhur më shqiptimin e dënimeve, andaj mbështetur në dispozitat e nenit 110 al.2 pika C i Rregullores disiplinore, mori
V E N D I M
1. Pjesërisht aprovohet ankesa dhe pjesërisht ndryshohet vendimi i Komisionit disiplinor të shkallës së parë lidhur me dënimin e KF “Drita” i mbetet dënimi më ndalesën e një (1) ndeshje në terrenin e Gjilanit (me kushtëzime që organizmi në cilësi të ekipit vendas të jetë në nivel më lartë),
2. Pjesërisht aprovohet ankesa dhe pjesërisht ndryshohet vendimi i Komisionit disiplinor të shkallës së parë lidhur me dënimin e KF “Trepça” të cilës  i mbetet dënimi me ndalesën loje në një (1) ndeshje pas shikues dhe kushtëzimi obligativ që tek bankina e ekipit mysafir të bëhet ndarja fizike e shikuesve në largësi prej 1 (një) metri deri më datën 12.10.2013 (para ndeshjes në cilësi të vendasit në Mitrovicë (në stadiumin “Riza Lushta”).
Arsyetim
Komisioni për Ankesa  pasi vërtetoi se Ankesa e KF “Drita”  dhe KF “Trepça” është e afatshme dhe ka përmbushur të gjitha konditat që ato të shqyrtohen të njëjtat i shqyrtoi në procedurë të rregullt dhe lidhur me to konstatoi se:
Komisioni  për ankesa, në administrimin e provave shqyrtoi të gjitha shkresat e lëndës (Protokolin e ndeshjes, deklaratat e personelit të deleguar) në të cilat është bazuar KF “Drita” e KF “Trepça” më rastin e parashtrimi të Ankesës,por edhe incizimin televiziv nga ndeshjet DRITA-HAJVALIA dhe TREPÇA-PRISHTINA,  e që konstatoi se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë mirë e ka vërtetuar gjendjen faktike nga këto ndeshje dhe se vendimi i shqiptuar  është i bazuar në rregullore, por cilësohet pak më  ashpër se që ka pasur nevojë dhe pasi që janë krijuar rrethana të reja, por edhe obligime për intervenime lidhur më organizimin e ndeshjeve.
Komisioni më rastin e vendosjes pjesërisht e ka ndryshuar vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë duke konstatuar se parimi i këtij ndryshimi është interesi i futbollit dhe organizimi dhe zotimi i
Klubeve për ndeshje zyrtare në cilësi të vendasit:
Komisioni për ankesa(Shkalla e dytë), më rastin e vendosjes, ka pasur parasysh edhe faktin se dënimi i shqiptuar ka arritur efektin, dhe se klubet do të bëjnë krejt çka është e mundur që të organizohen më mirë dhe sigurimi në ndeshje të futbollit të jetë në nivel më të lartë , por edhe ndërmarrja e masave për sigurimin e personelit zyrtar dhe ekipit mysafirë  në ndeshjet që do të zhvillohen në terrenin e Gjilanit dhe ato në terrenin e stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë, të jenë në nivelin e duhur sportive, siç duhej të ishte gjithnjë dhe gjithkund.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitivin e këtij vendimi.
KËSHILLA JURIDIKE: Kundër këtij Vendimi Pala e pakënaqur nuk ka të drejtë ankesë, por mund të parashtrohet kërkesë për mbrojtjen e Rregullores së FFK-së në afatin prej 15 ditëve nga dita e pranimit të këtij vendimi (neni 81 i rregullores)
KRYETARI I KOMISIONIT PËR ANKESA
Afrim Prekazi, Kryetar.d.v.