14 nëntor, 2018 – Kryetari i Komisionit të Futsallit, Rasim Gimolli dhe anëtari i këtij komisioni, Agim Avdyli, në kuadër të projektit të FFK-së për t’i ndihmuar klubet, sot,  kanë bërë shpërndarjen e topave për klubet e Ligës së Parë në futsall. Përfaqësuesve të klubeve u janë ndarë nga 5 topa të futsallit, për çka ata u shprehën falënderues ndaj FFK-së që po gjen forma dhe mundësi për t’i ndihmuar klubet. Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Futsallit, Rasim Gimolli me këtë rast kërkoi nga përfaqësuesit e klubeve që të rrisin edhe më shumë nivelin e organizimit, në mënyrë që të vazhdojë rritja e cilësisë në garat e futsallit.