26 nëntor, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor, derisa ato që ishin paraparë të enjten, do të zhvillohen të premten. Po ashtu, janë shtyrë edhe ndeshjet e kategorive tjera të parapara të luhen nesër.