Seminari për trajnerë që ishte paraparë të mbahet gjatë këtij muaji është shtyrë për muajin janar. Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Ajet Shosholli, ka bërë të ditur se shtyrja e këtij seminari është bërë për shkaqe objektive. Për terminin e ri trajnerët dhe opinioni do të njoftohen me kohë nëpërmjet faqes zyrtare të FFK-së.