photo by: Gani KosumiSot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 24-t në Raiffeisen Superligë, ku Ferizaj dhe Hajvalia e kanë mbyllur duelin e tyre pa gola (0:0). Të dyja skuadrat patën disa raste të mira për të shënuar, por nuk patën fat ta shijojnë golin. Rastin më të mirë për Hajvalinë e pati Liridon Leci në pjesën e parë, derisa mundësinë më të mirë në takim e kishte Ferizaj, kur Gëzim Rusi e qëlloi transversalen në minutën e 89-të. Pas këtij barazimi Hajvalia arrin në kuotën e 39 pikëve, kurse Ferizaj në kuotën e 19 pikëve.