26 korrik, 2022 – Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani, sot në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajë ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër La Fioritas. Në ndeshjen e parë skuadra suharekese ka fituar me rezultat bindës 4:0 dhe kualifikimi tutje nuk pritet të jetë i vështirë. Sidoqoftë, në konferencën për media trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se pavarësisht epërsisë së madhe nga dueli i parë, skuadra e tij do të hyjë me seriozitetin më të madh në këtë ndeshje. Ballkani në rast të kualifikimit në rrethin e tretë do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik.