13 nëntor, 2018 – Sot në Durrës ka filluar kampi katër ditor i Kombëtares U21, ku trajnerët Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica kanë punuar me 25 futbollistët në dispozicion. Shumica e futbollistëve të këtij kampi janë për herë të parë në Kombëtaren U21 dhe qëllimi është që të bëhet përzgjedhja dhe ndërtimi i ekipit për kualifikimet e ardhshme të kësaj grupmoshe që nisin vitin e ardhshëm. Gjatë ditës së parë të këtij kampi është vërejtur angazhim i madh i futbollistëve për t’i dëshmuar cilësitë e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të veshin fanellën e Kombëtares U21.