Të nderuar përfaqësues të medieve, ju njoftojmë se sot është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen Kosovë – Maltë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor, 2018 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Afati i fundit për aplikim është 5 tetor, 2018. Çdo aplikim pas kësaj date do të shqyrtohet vetëm në rast se do të ketë vende të lira në hapësirat e dedikuara për media. Po ashtu kërkojmë nga ju që ta kufizoni numrin në vetëm dy persona për mediat e juaja. Në rast se një media kërkon akreditim për më shumë se dy persona, atëherë duhet ta specifikojë rolin e secilit prej tyre. Vini re, plotësimi i formularit të mposhtëm është i obligueshëm.
Shkarko formularin