30 janar, 2019 – Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror të garave që nis më 9 shkurt me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës, Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së, prej 30 deri më 3 shkurt do ta organizojë seminarin me gjyqtarët e Ipko Superligës dhe Ligës së Parë. Në këtë seminar do të ligjërojë instruktori i FIFA-s, Sokol Jareci. Gjatë kësaj periudhe do të mbahen edhe testet fizike për gjyqtarët.