foto-7-119 shtator, 2016 – Sot me një ndeshje revyale në stadiumin e Flamurtarit është shënuar përvjetori i 25-të i pavarësimit të futbollit të Kosovës dhe ndeshja e parë e kampionatit të parë të pavarur. Ashtu siç ishte para 25 viteve kur më 13 shtator 1991 u ballafaquan KF ”Flamurtari “ dhe KF “Prishtina”, sot u takuan  veteranët e këtyre dy skuadrave. Në stadiumin e Flamurtarit kishin ardhur njerëzit e asaj kohe, si kryetari i atëhershëm i KF Prishtina, Beqir Aliu, kryetrajneri Ajet Shosholli, Shefqet Sinani, Bylbyl Sokoli, Ibrahim Prapashtica dhe një numër i madh i lojtarëve të asaj kohe. Kishte edhe një numër të konsiderueshëm shikuesish dhe njerëz të kohës së dikurshme për të kujtuar këtë përvjetor. Veteranët e të dyja skuadrave dhuruan një ndeshje jashtëzakonisht të mirë dhe me plotë aksione. Kësaj radhe, ishin veteranët e FC ”Prishtina” që ngadhënjyen me rezultat 3:1. Ndërsa 25 vite më parë fitore kishte shënuar Flamurtari me rezultat 3:2. Ndeshjen e drejtuan po ajo treshe e gjyqtarëve që ishte para 25 viteve, Ismajl Kosumi, kryesor, me asistentët Fadil Gashi dhe Musa Gashi.  Pas ndeshjes FFK-ja ka organizuar një koktej rasti kur të pranishmit evokuan kujtime nga e kaluara dhe e tashmja e futbollit e Kosovës.
 
Flamurtari – Prishtina 1:3 (0:2)
Stadiumi i Flamurtarit Prishtinë.
Shënues: P. Hasani (22’) për Flamurtarin dhe M. Sahiti (2’ e 10’) e A. Vokrri (25) për Prishtinën.
Flamurtari: Naser Prapashtica, Bekim Mulliqi, Adnan Krasniqi, Fazli Hajdari, Agim Hasani, Ilir Shuleta, Ali Osmani, Arsim Plepolli, Përparim Hasani, Enver Prapashtica, Ismet Munishi, Shkombin Cahani, Përparim Buzaku, Agim Hochas, Emin Bajrami,  Nehat Blakçori Avni Shala e Artan Bytyqi.
Trajner: Bylbyl Sokoli.
Prishtina: Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Arbnor Morina, Milaim Humolli, Sunaj Keçi, Suad Keçi, Fatmir Namani, Florim Humolli, Adil Vokrri, Muharrem Sahiti e Eroll Salihu.
Trajner: Ajet Shosholli
prishtina flamurtari gjyqtaret foto-1-3 foto-2-3 foto-3-1 foto-5 foto-4-2 foto-6-2