Federata e Futbollit e Kosovës është e obliguar ta sqarojë opinionin edhe një herë se shkrimet që po publikohen në vazhdimësi nga portalet si ‘Fakte Plus’, ‘Indeksonline’ dhe ‘GazetaMetro’ janë tendencioze dhe nuk kanë të bëjnë asgjë më të vërtetën. Presidenti Agim Ademi vazhdon ta kryejë punën e tij në koordinim të plotë me UEFA-n, me mbështetje të plotë të KE të FFK-së dhe të delegatëve përkrahës dhe do të vazhdojë të punojë për të mirën e futbollit dhe FFK-së deri në përfundim të procedurës së Gjykatës Supreme. Pra, gjithçka që është thënë në artikullin e publikuar nga këto dy portale është trillim dhe nuk përkon fare me realitetin, por është një përpjekje tjetër e dështuar për ta destabilizuar FFK-në. Presidenti Ademi e ka përkrahjen e plotë deri në verdiktin e fundit që do ta marrë Gjykata Supreme.
Jemi të vetëdijshëm se portalet e tilla dezinformuese do të vazhdojnë me trillime të tilla, prandaj ftojmë opinionin që sikur deri më tash të mos i marrë seriozisht publikimet e tilla që janë tendencioze dhe bëhen nga klane të interesit.
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës