30 maj, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës, pas disa shkrimeve në portale dhe gazeta rreth pjesëmarrjes dhe shpërblimeve të klubeve të Kosovës që do të marrin pjesë në garat evropiane, për të larguar çdo dilemë dhe keqkuptim sqaron opinionin si vijon:
Kampioni i Kosovës në Vala Superligën e Kosovës, fiton të drejtën e garave në Ligën e Kampionëve natyrisht i licencuar dhe merr shpërblimin e paraparë nga UEFA.
Në garën e  Evropa Ligës merr pjesë skuadra fituese e Kupës së Kosovës, nëse është e licencuar, në të kundërtën në Evropa Ligë merr pjesë nënkampioni (skuadra e renditur në vendin e dytë në Vala Superligë) i licencuar dhe merr shpërblimin e paraparë nga UEFA.