Pas disa deklaratave të përfaqësuesve te FC ”Prishtina” të botuar në gazetën “Zëri” njoftojmë opinion e gjerë me sa vijon:
Ata që thonë se FFK-ja mund të shkojë vetëm deri në Fushë Kosovë apo në diskoteka në Zvicër, ua bëjmë me dije, ndonëse jemi të bindur se e dinë, se krerët e FFK-së tash e sa vite mund t’i takosh në selitë e federatave te ndryshme anë e mbanë Evropës. Në selinë e UEFA-s dhe FIFA si dhe në kongreset e tyre si ai në Maltë më 14 -17 shtator 2015, do t’i takoni në kongresin e UEFA-s më 3 maj dhe pas dy javëve në Meksikë në Kongresin e FIFA-s. Sa i përket financave në FFK. Opinioni në Kosovë e di fare mirë se jemi federata më e disiplinuar sa u përket financave dhe transparencës dhe për anëtarët tanë i njoftojmë në detaje në kuvendet e rregullta punës, ndërsa për publikun në web faqen tonë janë të gjitha të dhënat e publikuara e të vërtetuara në Komisionin e pavarur të financave, auditori i pavarur, KE dhe Kuvendi i FFK-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrisë së Administratës Publike. Madje këtë e kanë të mundur të shohin edhe mediat.
Klubet e Futbollit që tetë vit fare nuk paguajnë kotizime dhe përkrahja në forma të ndryshme për klube nga FFK-ja kap shumën mbi 500 mijë euro deri me tash.
Anëtarët e KE dhe nënkryetarët e FFK-së propozohen nga vetë rajonet e futbollit dhe votohen në Kuvendin zgjedhor. Kështu është zgjedhur edhe nënkryetari i parë i FFK-së z. Agim Ademi falë mbështetjes që i kanë dhënë klubet e rajonit të Prishtinës , tash e sa vite.