vokrri-blater-karaxhiq
© Foto-net/ Kurt Schorrer

Ka përfunduar takimi ndërmjet krerëve të FFK-së, kryetarit Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu,  z. Sep Blatter dhe krerëve të Federatës së Futbollit të Serbisë, në selinë e FIFA-s.  Takimi ka rrjedhur në frymë shumë konstruktive dhe mirëkuptimi. Është biseduar për problemet e futbollit në rajon. Delegacioni i FFK-së është i ndarë i kënaqur me këtë takim, ndërkohë që do të ketë edhe një takim më 28 nëntor, ndërsa KE i FIFA-s pritet që në mbledhjen e 5 dhjetorit të debatojë dhe të marrë vendim për kërkesat e  FFK-së. Krerët e FF të Serbisë kanë bërë kërkesë që komuniteti serb që jeton në Kosovë të integrohet në futboll, me çka krerët e FFK-së u kanë sqaruar se tashmë ka skuadra nga komuniteti serb që janë pjesë e futbollit të Kosovës. Delegacioni shpreson dhe beson se më në fund FIFA do të marrë vendime pozitive për çështjet e Kosovës.
vokrri-salihu2
© Foto-net/ Kurt Schorrer

 
vokrri-salihu1
© Foto-net/ Kurt Schorrer