Të martën, më 15.09.2015 në orën 13.00 në lokalet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë do të mbahet takim pune më të gjithë vëzhguesit (delegatët e ndeshjeve) nga lista e Raiffeisen Superligës
dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Tema e këtij takimi do të jetë; Udhëzime mbi kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Takimi mbahet me urdhëresen e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Eroll Salihu.
Mosardhja në këtë takim do të sanksionohet me largim nga Lista e delegatëve të ndeshjes (vëzhguesve).
Prishtinë, 14.09.2015
Eroll Salihu – sekretar i përgjithshëm i FFK-së