Janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 12-të në Raiffeisen Superligë dhe të javës së 11-të në Ligën e Parë. Të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshje në elitë. Ballafaqimi i parë do të luhet në Pejë, në orën 13:00, ku Istogu do të jetë mikpritës i Trepçës’89, ndeshje kjo e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport Kosova. Ndërkaq, prej orës 14:00 do të luhen katër sfida tjera po ashtu joshëse, Drenica-Liria, Feronikeli-Prishtina, Llapi-Vushtrria dhe Hajvalia-Besa. Kjo javë do të përmbyllet me derbin e madh dhe të shumëpritur, Gjilani-Drita, që zhvillohet të dielën në orën 13:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Supersport Kosova. Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë Genc Nucza.
Ndërkohë, ndeshjet e javës së 13-të në Raiffeisen Superligë dhe të javës së 12-të në Ligën e Parë do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme (E mërkurë 04.11.2015 – në ora 14.00)
Raiffeisen Superliga – Java e 12-të
E shtunë, 31.10.2015
Istogu – Trepça 89 (SSK Ora 13.00)
B.Kosumi, A.Latifi, E.Zeqiri, B.Batalli
.
Drenica – Liria (Ora 14.00)
K.Vula, D.Preniqi, I.Kabashi, M.Baliu
.
Feronikeli – Prishtina (Ora 14.00)
F.Tahiri, A.Ejupi, K.Bajrami, N.Rraci
.
Llapi – Vushtrria (Ora 14.00)
H.Hajdari, F.Jakupi, M.Qehaja, A.Tahiri
.
Hajvalia – Besa (Ora 14.00)
B.Gashi, J.Musolli, R.Hyseni, B.Jahmurataj
.
E diel, 01.11.2015
Gjilani – Drita (SSK Ora 13.00)
G.Nuza, F.Berisha, B.Selimaj, I.Kelmendi
.
Raiffeisen Superliga: Java e 13-të zhvillohet të mërkurën 04.11.2015 – ora 14.00.
.
Liga e Parë – Java e 11-të
E shtunë, 31.10.2015
Vitia – Kosova (P)
L.Fejza, Q.Vata. N.Bajrami
.
Rahoveci – Ramiz Sadiku
I.Ceraviku, A.Peshteri, H.Llallo
.
E diel, 01.11.2015
Trepça – KEK-u (zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”)
M.Bejtullahu, A.Sadiku, F.Jashari
.
Dukagjini – Fushë Kosova
V.Kastrati, O.Krasniqi, G.Hyseni
.
Luftëtari – 2 Korriku
D.Rrahmani, A.Jupolli. J.Gashi
.
Ferizaj – Ballkani
A.Halilaj, H.Osmani, N.Hysenaj
.
Flamurtari – Vëllaznimi
S.Isufi, F.Abrashi. G.Mehmeti.
.
Behari – Vllaznia (P)
F.Dogani, K.Burniku, E.Kume
Liga e Parë: Java e 12-të zhvillohen të mërkurën, 04.11.2015 Ora 14.00