22 maj, 2018 – E diela e 27 majit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të jetë festë futbolli, pasi do të zhvillohen ndeshjet finale të Digitalb Kupës së Kosovës. Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre ndeshjeve, sot, në selinë e FFK-së, Komisioni i Garave ka tërhequr shortin për skuadrat që do të jenë në cilësinë e vendasit. Kësisoj, në orën 13:00, do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, Mitrovica – Hajvalia, derisa në orën 16:00, do të përballen Vëllaznimi – Prishtina, në konkurrencën e meshkujve.