29 maj, 2018 – Ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Superligën e femrave, ndërmjet Hajvalisë dhe Mitrovicës do të zhvillohet të enjten, më 31 maj, në orën 16:30, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Kjo ndeshje përveç që do ta japë emrin e kampionit të Kosovës, njëherësh do të vendosë edhe për skuadrën e cila do të na përfaqësojë në Ligën e Kampionëve. Këto dy skuadra u takuan në fundjavën që e lamë pas edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku pas një loje mjaft interesante trifumfuan vashat e Mitrovicës, 2:1.