12 shkurt, 2021 – Tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës do të bëhet të enjten e ardhshme (më 18 shkurt) në orën 12:00, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar A&N, Prishtina, Llapi, Feronikeli, Trepça’89, Drenica, Istogu dhe Dukagjini.