Duke ndjekur traditën e kamotshme të ndeshjeve revyale, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Gjermani, të martën, më 21 tetor, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, do të ballafaqohen Feronikeli dhe Kosova Munich. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 14.00. Për hollësitë rreth kësaj ndeshje opinioni do të njoftohet, të hënën, në konferencë për media, e cila mbahet në orën 13:00, në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.