shorti14 tetor, 2016 – Shorti i rrethit të dytë për Kupën e Kosovës në futboll do të tërhiqet, të martën, më 18 tetor, në orën 13:00, në sallën e konferencave në Shtëpinë e Sportit. Në këtë fazë të garave krahas skuadrave të Ligës së Dytë, do të përfshihen edhe skuadrat e Ligës së Parë. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen më 26 tetor, në orën 14:00.