Takimi i paraparë të mbahet në maj në selinë e FIFA-s, ndërmjet presidentit të FIFA-s, z. Sep Blatter dhe ministrit të MKRS-së, Memli Krasniqi, kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, e që për shkak të agjendës së ngjeshur të z. Blatter, ishte shtyrë për një kohë tjetër, do të mbahet të mërkurën më 5 nëntor në orën 10.30. Kjo është konfirmuar sot, ndërsa krerët e FFK-së kanë udhëtuar për në Cyrih.