11 prill, 2021 – Të mërkurën më 14 prill në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall. Për trofeun e kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova. Për shkak të gjendjes me pandeminë edhe kjo ndeshje do të luhat pa praninë e shikuesve.