2 prill, 2018 – Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e para në kuadër të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Drenica do të jetë nikoqire e Vëllaznimit, derisa Prishtina do ta presë skuadrën e Ligës së Parë, Vushtrrinë. Ndeshjet e kthimit kur edhe përfundimisht do të dihen skuadrat finaliste do të luhen më 18 prill.
Ndeshjet gjysmëfinale, 4 prill në orën 14:00
Drenica – Vëllaznimi
Prishtina – Vushtrria