Të mërkurën, më 13 prill, duke filluar nga ora 09:00 në ambientet e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të mbahen normat fizike për gjyqtarët e futbollit të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë për kategorinë e seniorëve sipas këtij orari;
a) nga ora 09.00 pjesëmarrës në normat fizike duhet të jenë të gjithë gjyqtarët kryesor nga listat e Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
b) nga ora 11.00 pjesëmarrës të normave duhet të jenë të gjithë asistentët nga listat e Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
c) gjyqtarët dhe asistentet obligohen që të jenë të përgatitur me paisje sportive dhe të respektojnë orarin e mbajtjes së normave
d) mospjesëmarrja në norma fizike do të thotë se gjyqtari – asistenti heq dorë nga referimi për ndeshjet vijuese të këtij kampionati.
Prishtinë, 06.04.2016 Kryetari i komisionit
Perparim Hasani