11 shkurt, 2024 – Komisioni i Garave njofton klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt), në orën 12:00, në selinë e FFK-së. Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.