Të mërkurën më 06 nëntor në orën 13.00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë do të mbahet takimi i fundit definitiv me klubet e interesuara për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar që mbahet në Sarajevë për grup- moshat 2000-2005. Turneu mbahet më 08 janar deri më 12 janar 2014, e ku marrin pjesë shumë klube si: Barcelona, Austria e Vjenës, Juventus, Dinamo ZG etj. Ndaj luten klubet e interesuara që të vijnë në këtë takim ku edhe do të mësojnë për detajet e turneut nga sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu dhe z. Arsim Plepolli. Të mërkurën do të jetë edhe afati i fundit për paraqitje në këtë turne.