2 tetor, 2017 – Komisioni i Gjyqtarëve të futbollit të mërkurën do të organizojë testet fizike për gjyqtarët dhe asistentët (të gjitha kategoritë), të cilët nuk kanë arritur të kalojnë testet para fillimit të kampionatit  2017/2018, dhe për të gjithë gjyqtarët dhe asistentët, të cilët gjykojnë ndeshjet në Superligë dhe Ligën e Parë.
Testet Fizike mbahen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë sipas këtij orari:

  1. Gjyqtarët kryesor fillojnë testimin në ora 13:30
  2. Asistentët fillojnë testimin në ora 14:30