13 shkurt, 2017 – Për nder të 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës më 15 shkurt do të organizojë një turne në futboll të vogël në konkurrencën e femrave me grup moshën 16 vjeçare. Në këtë turne do të marrin pjesë 11 ekipe dhe sipas znj. Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, veç karakterit festues, ky turne do të jetë edhe si një parapërgatitje për fillimin e Ligës së femrave për këtë grup-moshë në kampionatin e ardhshëm.
Turneu do të mbahet më 15 shkurt në fushat e futbollit “Princi” në Arbëri dhe hapja solemne do të bëhet në orën 10.00, ndërsa pas kësaj do të nisin garat me sistem eliminimi.