24 maj, 2021 – Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit, do të zhvillohet të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në orën 16:00. Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm. Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të. E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça’89.