3 korrik, 2024 – Shoqata e Trajnerëve me mbështetjen e FFK-së, më 5 korrik, organizon seminarin njëditor me trajnerët e futbollit të femrave si dhe trajneret e licencuara nga FFK. Seminari mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 9:00, derisa ligjëruese do të jetë përzgjedhësja e Kombëtares së femrave, Anneli Andersen.

Ky seminar do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë trajnerët dhe trajneret e licencuara nga FFK për të mësuar nga përvoja shumëvjeçare e një profesioniste të tillë. Pjesëmarrja në këtë seminar është e rëndësishme, pasi orët e kësaj ligjërate do të llogariten në procesin e vazhdueshëm të licencimit të trajnereve.