5 dhjetor, 2017 – Të premten, në orën 13:00, në selinë e FFK-së, do të bëhet tërheqja e shortit për rethin e katërt të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Pjesëmarrjen në këtë rreth sot e ka siguruar Gjilani, që e ka mposhtur Rininë, 4:1, derisa nesër dhe pasnesër do të caktohen edhe skuadrat tjera pjesëmarrëse të këtij rrethi.