shortiTë premten, më 18 mars, në orën 14:30, në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Pjesëmarrjen në këtë fazë në shortin paraprak e ka siguruar Prishtina, në mungesë të kundërshtarit, kurse skuadrat tjera pjesëmarrëse do të caktohen pas ndeshjeve çerekfinale, të cilat zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.